Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 124 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemaili në takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.
Në takim u bë e ditur se Gjilani ka një rënie të rasteve aktive. Komiteti komunal u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mosgrumbullimin.
Gjendja e përgjithshëm në Gjilan është si vijon: nga 9 mijë e 498 mostra, 3 mijë e 443 kanë rezultuar pozitivë, 3 mijë e 221 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 124 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 16 persona dhe 215 mostra në pritje për rezultat./UBTNews