Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 124 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, dy janë në respirator, 99 në oksigjeno-terapi, ndërsa 19 prej tyre në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 30 të infektuar me COVID-19 dhe atë dhjetë mjekë, 13 infermierë dhe shtatë punëtorë të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.
Spitali i Pejës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital./UBTNews