Para Kuvendit të Kosovës janë vendosur karrige të zbrazëta – një performancë simbolike nga organizatat e shoqërisë civile, lidhur me ngërçin politik.
“Politikanëve iu ka ndalë ora; Kuvendi është jofunksional, ju lutemi provoni më vonë; ky nuk është serial, është shteti ynë; cirku i demokracisë”, këto ishin disa mbishkrimet e vendosura nga aktivistët.
E në karrigen e kryesuesit ata kishin vendosur një letër ku shkruante “boll”! Ata gjithashtu kishin vendosur orë të vogla afër karrigeve, si simbol i vonesës.