Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetar Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës si edhe për të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit.
Sipas këtij vendimi, çmimi preferencial është: 120 euro në vit për person me përdorim të pakufizuar në të gjitha linjat e urbane.
“Ky vendim synon të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet”, thuhet në vendimin e komunës.
Derisa, nga 01.01.2025 Komuna e Prishtinës njoftoi se operatorët privatë të transportit do të operojnë me të njëjtat kushte si Trafiku Urban.
Qytetarët e Prishtinës tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat.