12 vjet më parë, protestuesit dolën rrugëve të Sirisë për të protestuar kundër Qeverisë dhe presidentit Bashar al-Assad.
Protestat shpejt morën natyrë revolucionare, duke kërkuar “rënien e regjimit”, por pas një përgjigje të dhunshme nga Qeveria, u transformua në luftë. Si pasojë e kësaj situate, miliona njerëz u zhvendosën dhe qindra mijëra të tjerë u vranë.
Ekonomia e Sirisë u përkeqësua, dhe sipas Programit Botëror të Ushqimit, 90% e popullsisë tani jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Vitin e kaluar, Kombet e Bashkuara njoftuan se 306 mijë civilë kanë vdekur – 1.5% e popullsisë – që nga marsi i vitit 2011. Por Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i Britanisë së Madhe, vlerëson se numri i viktimave është rreth 610 mijë./UBTNews/