Një vajzë e moshës 11-12 vjeçare plagosi me armë zjarri dy nxënës dhe një pjesëtar të stafit në një shkollë në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të Policisë, nxënësja e klasës së gjashtë mori me vete një armë në shkollë dhe filloi të qëllonte me të. Të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ende nuk dihet motivi i rastit./UBTNews