UBT News

12-vjeçari, mjeshtër i shahut

Në moshën 12-vjeçare, Abhimanyu Mishra u bë mjeshtri më i ri në historinë e shahut. Mishra, me prejardhje nga Nju Xhersi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia doli t’ia rrëmbejë rekordin 12-vjeçar Sergey Karjakinit, i cili që nga viti 2002 mbante rekordin si mjeshtri më i ri i shahut.

Në turneun që u mbajt në Budapest të Hungarisë, Mishra mposhti mjeshtrin 12-vjeçar Leon Mendonca.

Për t’u bërë mjeshtër në shah, një lojtar duhet të arrijë tri norma mjeshtri – një çmim i dhënë për një nivel të lartë të performancës në një turne shahu – si dhe arritjen e një vlerësimi prej 2 mijë 500 Elo që i dha Federata Ndërkombëtare e Shahut, renditjet që rregullojnë garën ndërkombëtare të shahut.

12-vjeçari natyrisht ëndërron që një ditë të bëhet kampion bote në shah./UBTNews

Exit mobile version