Një 12-vjeçar nga Britania është zyrtarisht një nga fëmijët më të mençur në botë. Ai mori maksimumin e pikëve në testin Mensa – madje edhe më shumë se fizikanti Albert Ajnshtajn.
Barnaby Swinburn nga Bristoli, tani është pranuar në klubin me IQ të lartë pasi ka notën më të lartë të mundshme për moshatarët e tij – 162. Ajnshtajni kishte IQ 160.
Prindërit e tij, Ghislaine dhe Christopher Swinburn thanë se djali i tyre filloi kursin në programim.
Dashuria e tij për matematikën është aq e madhe. E ëma e tij kujton kohën kur ai ishte vetëm katër vjeç dhe s’mund të flinte sepse ‘po përpiqej të llogariste sa sekonda janë në një orë’./UBTNews