UBT News

12 ushqimet që janë të dëmshme për fëmijët tuaj dhe çfarë t’i jepni në vend të tyre

Studimet kanë treguar se disa nga ushqimet e përditshme që ju i jepni fëmijëve tuaj, në fakt janë shumë të rrezikshme. Në dukje të mira, këto ushqimet kaq të preferuara nga fëmijët, janë potencialisht të dëmshme për ta.

Neps ju rendit më poshtë cilat janë ato:

Pijet e gatshme sportive, lëngjet e frutave dhe pijet me gaz

Këto pije dëmtojnë sistemin nervor të fëmijëve, lëkurën dhe kujtesën e tyre. Sasia e lartë e sheqerit, dëmton madje edhe dhëmbët e tyre. Për më tepër këto pije nuk i japin asnjë vitaminë apo mineral fëmijëve tuaj.

Çfarë t’i jepni në vend të tyre?
Shtrydhini fruta të freskëta!

Kosi i gatshëm i frutave 

Sheqeri tek kosi i gatshëm dhe ngjyruesit janë vërtet shumë të pashëndetshëm për fëmijët tuaj. Në vend të tyre, ju mund ta përgatisni vetë kosin falë qumështit dhe t’ia shërbeni me mjaltë apo fruta të tjera sipas dëshirës.

Kokoshka në mikrovalë 

Kokoshkat në mikrovalë janë një tjetër zgjedhje e famshme dhe e shpejtë  për ushqimet e fëmijëve. Sidoqoftë, pak mund të jenë të vetëdijshëm se qeset e përdorura tek kokoshkat në mikrovalë mund të lëshojnë kimikate të rrezikshme. Ato përmbajnë kimikate që kur nxehen  lëshojnë komponime që mund të jenë potencialisht të dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve, të lidhura madje edhe me kancerin. Më mirë i përgatisni vetë kokoshkat në një tenxhere. Duhen 5-7 minuta dhe kanë një shijë vërtet të mirë.

Mjalti
Për t’u habitur, por e vërtetë. Mjalti nuk këshillohet të konsumohet tek fëmijët përpara moshës 1 vjeç. Në vend të tij më mirë të përdoret banania e shtypur. Pas moshës 1 vjeç, ata mund ta konsumojnë mjaltin, pa frikën se mund të kenë probleme anësore. Përkundrazi, do të kenë shumë përfitime.

Ushqime të tjera që duhet t’i shmangni tek fëmijët tuaj dhe me çfarë t’i zëvendësoni: Salcën e gatshme të domateve- Zëvendësoje me salcë të bërë vetë nga domatet në kushtet e shtëpisë

Çokollatë

Çokollatën me shumë sheqer-Zëvendësoje me çokollata energjike me tërshërë e fruta

Ushqimet Fast-Food

Zëvendësoje me panime me perime dhe mishin e bardhë (mundësisht peshkun)

Çëmçakëzi

Zëvendësoje me mente, karota apo kastravec

Haribot e sheqerosura

Zëvendësoje me fruta të vërteta


Patatinat e gatshme

Zëvendësoje me patatina të bëra vetë nga patatet

Pica

Zëvendësoje me pica të bëra vetë në shtëpi dhe me sa më shumë perime

Akulloret e gatshme

Zëvendësoje me akullore të bëra vetë./neps.al

Exit mobile version