Bombardimet kanë lënë të vdekur së paku 12 persona gjatë natës në Ukrainë, raportojnë zyrtarët ukrainas.
Në rrjete sociale, guvernatori i Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko thotë se 11 njerëz vdiqën në rajonin e tij, në qytetin e Nikopolit, pas bombardimeve të rënda nga Rusia. Sipas tij, është shumë e vështirë të nxirren trupat nga rrënojat. Ai u bën thirrje njerëzve të kërkojnë strehim.
Ndërkohë në Zaporizhzhia, shtëpia e centralit më të madh bërthamor në Evropë, një person është vrarë./UBTNews/