12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit të Kabulit që nga e diela, sipas një zyrtari të Talibanit. Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se vdekjet u shkaktuan nga të shtëna armësh.
Ai u bëri thirrje turmave para portave të shkojnë në shtëpi nëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë dhe tha se talibanët “nuk duan të lëndojnë” askënd në aeroport. Janë raportuar skena kaosi teksa mijëra udhëtarë po përpiqen të largohen nga vendi.
Aeroporti i Kabulit mbetet nën kontrollin amerikan, por rrugët përreth janë të mbushura me talibanë./UBTNews