12 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 2 mijë e 8.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 3 mijë e 788 mostra prej të cilave rezultuan 494 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste, Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste, Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4 rastedhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec.
Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13 mijë e 236./UBTNews