UBT News

12 të vdekur dhe 271 raste me COVID-19

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 271 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 66 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri./UBTNews

Exit mobile version