UBT News

12 të shëruar dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Në komunën e Malishevës janë shëruar 12 pacientë gjatë 24 orëve të fundit, ndërkaq janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19.

Nga 2 raste janë në Balincë dhe Kijevë, dhe nga një rast në Damanek, Llazicë, Mleqan dhe Tërpezë e Poshtme.

Nga fillimi i pandemisë në Malishevë janë regjistruar 457 raste të reja me COVID-19, 338 janë shëruar, 28 kanë vdekur, ndërkaq raste aktive janë 91./UBTNews

Exit mobile version