UBT News

12 të arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë, u konfiskuan 400 mijë euro

Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës janë arrestuar 10 zyrtarë dhe dy persona civilë. Ky aksion i PK-së nisi në orën 08:00 në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe vazhdoi në në disa komuna, si Gjilan, Istog, Lipjani dhe Pejë.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi njoftoi se që nga muaji janar ka filluar grumbullimi i materialeve.

“Gjatë këtyre bastisjeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. Gjatë këtij aksion 12 persona janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë ai.

Në konferencë për media u tha se diku rreth 400 mijë euro janë konfiskuar. Ky aksion i PK-së do të vazhdojë edhe në ditët në vijim./UBTNews

Exit mobile version