Dymbëdhjetë shtete anëtare të NATO-s pritet të investojnë më shumë se 50 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme në zhvillimin e raketave me rreze të gjatë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen e Evropës.
Projekti, i njohur si “Goditja e Thellë Precize” (Precision Deep Strike), pritet të diskutohet gjatë së mërkurës në samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.
I konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme të aleancës për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, sistemi parashikon përdorimin e armëve me aftësi për të goditur objektiva deri në 300 kilometra larg.
Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar se kjo iniciativë “do t’i ndihmojë evropianët të garantojnë sigurinë e NATO-s edhe për shumë vite”.
Megjithatë, projekti nuk pritet të përfundojë para vitit 2030.
Në qershor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë praninë e forcave të tyre ushtarake në Evropë.
Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe siguri në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035./A.K/
