Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 12 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 14 pacientë u shëruan. Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 106.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282 mijë e 180 doza të vaksinës./UBTNews