Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 21 pacientë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Në Kosovë janë dhënë edhe 128 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 828 mijë e 610 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 148./UBTNews/