Të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës tregojnë për një situatë shqetësuese të dhunës në familje, ku vetëm të hënën, më 10 mars, janë regjistruar 12 raste të dhunës familjare në disa qytete të vendit. Nga këto raste, 11 viktima janë gra.
Rastet e raportuara sipas qyteteve:
- Prishtinë: 4 raste
- Obiliq: 1 rast
- Kamenicë: 1 rast
- Istog: 2 raste
- Pejë: 2 raste
- Rahovec: 1 rast
- Gjakovë: 1 rast
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, shumica e rasteve kanë ndodhur pas mosmarrëveshjeve brenda familjes, ku viktimat janë sulmuar fizikisht ose i është shkaktuar dhunë psiqike nga bashkëshortët apo anëtarë të tjerë të familjes. Disa nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në disa raste gratë janë dërguar në strehimore ose tek familjarët e tyre për siguri.