Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste pozitive nga testimi i 2 mijë e 676 mostrave.
Në Kosovë janë shëruar edhe 182 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 652.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 955 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72 mijë e 637 doza të vaksinës./UBTNews