UBT News

12 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe tetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 110.

Në 24 orët e fundit nuk u dha asnjë dozë e vaksinës. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 154 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version