UBT News

12 pushues nga Kosova u helmuan në Shëngjin

12 pushues në një hotel në Shëngjin kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas AKU në Lezhë, nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë, por ndërkohë mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta që ndikimi të jetë më i madh.

Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në një hotel në qendër të Shëngjinit, shkruan Tch. Aktualisht po kryhen verifikimet për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

Exit mobile version