UBT News

12 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 53 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të Spitalit, pesë pacientë janë në respirator (CPAP), 42 pacientë në oksigjenoterapi, ndërsa 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Bëhet e ditur se dy pacientë me COVID që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version