UBT News

12 mijë e 934 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 85 mijë e 334 raste pozitive me COVID-19 nga 401 mijë e 480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1 mijë e 813 pacientë të prekur me COVID-19, 70 mijë e 587 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 934./UBTNews

Exit mobile version