UBT News

COVID-19: 12 mijë e 433 raste aktive në Kosovë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 101 mijë e 517 raste pozitive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se 2 mijë e 72 pacientë të prekur me COVID-19 kanë vdekur, 87 mijë e 12 janë shëruar, kurse raste aktive janë 12 mijë e 433.

Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja antiCOVID të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot. Me lehtësimin e masave, sot do të rihapen shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare në Kosovë. Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00, ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). Kurse kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit./UBTNews

Exit mobile version