UBT News

112-vjeçari, njeriu më i vjetër në botë

Ish-fermeri i kallamit të sheqerit në Puerto Rico është konfirmuar nga Rekordi Botëror i Guinnesit si personi më i vjetër i gjallë, vetëm pak javë para ditëlindjes së 113-të.

Emilio Flores Márquez u lind më 8 gusht 1908 në Karolinë, Puerto Rico. Ai ishte fëmija i dytë në familje nga 11 gjithsej, dhe u përkujdes për motrat dhe vëllezërit e tij.

Meqë ishte djali i parë në familje, ai kishte ndihmuar vazhdimisht babain e tij që në fermën e kallamit të sheqerit.

“Unë isha fëmija më i madh, kështu që bëra gjithçka”, deklaroi Márquez për Rekordin Botëror të Guinnesit.

“Kam pastruar, jam kujdesur për djemtë dhe bëra gjithçka”, deklaroi ai.

Márquez ishte i martuar me Andrea Perez për 75 vjet deri kur ajo ndërroi jetë në vitin 2010. Çifti ka katër fëmijë. Ai po ashtu ka pesë nipa e mbesa dhe pesë stërnipa dhe stërmbesa./UBTNews

Exit mobile version