UBT News

Apeli ul dënimin e Darko Tasiq, i akuzuar për krime lufte

Gjykata e Apelit ka përgjysmuar dënimin e Darko Tasiqit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, që nga Gjykata Themelore e Prizrenit ishte dënuar me 22 vjet burgim në muajin qershor.

Sipas një njoftimi për media nga Gjykata e Apelit, bëhet e ditur se është aprovuar pjesshëm ankesa e mbrojtësve të të akuzuarit. I akuzuari është dënuar nga Gjykata e Apelit më 11 vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3  Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj”, thuhet në njoftimin e Apelit./UBTNews

Exit mobile version