UBT News

11 të vdekur dhe 688 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë tri raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec dy raste (74, 67 vjeç), Ferizaj një rast (48 vjeç), Gjilan një rast (82 vjeç), Kamenicë një rast (57 vjeç), Klinë një rast (65 vjeç), Skenderaj një rast (76 vjeç) dhe Suharekë një rast (54 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 688 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 865 testime. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 29 mijë e 805 raste nga 120 mijë e 811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version