UBT News

11 të vdekur dhe 561 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 561 raste të reja nga 1 mijë e 357 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste, Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot.

Numri total i rasteve pozitive është 44 mijë e 442 raste nga 156 mijë e 982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 148 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version