Deri më tani, shumë të famshëm e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 për të ndihmuar që pandemia të përfundojë dhe t’i mbajë të gjithë të sigurt kundër virusit vdekjeprurës.
Megjithatë, janë disa fytyra publike që kanë zbuluar se nuk e kanë ndërmend ta marrin vaksinën në këtë kohë. Zgjedhja e tyre është e tyre, dhe disa ofruan edhe arsyetim për këtë.
Vaksina rekomandohet nga zyrtarët e shëndetit publik dhe deri më tani ka treguar shumë pak efekte anësore në studime. Me përhapjen e shpejtë të variantit Delta, zyrtarët e shëndetit publik po kërkojnë vaksinim më shumë se kurrë.
Çdo deklaratë e bërë nga këto të famshëm është e tyre dhe nuk është miratim nga Klan Kosova:
Reperi Offset tha se nuk planifikon të marrë vaksinën.
“Nuk kam besim,” tha Offset kur u pyet nëse do të vaksinohej. Ai më pas shtoi se lexoi një histori për disa të vaksinuar që kishin një efekt anësor të rrallë pas marrjes së vaksinës dhe se nuk dëshiron të ndihet si subjekt testimi.
Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipës, zbuloi se nuk do të merr vaksinën, gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram në dhjetor.
Në një intervistë të fundit, aktorja e Grease dhe ylli legjendar Olivia Newton John, 72 vjeçe, u pyet nëse do ta merrte vaksinën.
“Jo në këtë fazë, jo” tha Olivia (përmes Herald Sun të Australisë)
“Unë nuk jam anti-vaksinës. Jam kundër vendosjes së merkurit dhe pesticideve në trupin tim, të cilat gjenden në shumë vaksina”, tha vajza e saj, Chloe Lattanzi.
Ky pretendim nuk mund të mbështetet nga shkenca mjekësore. “Për mua mjekësia e vërtetë është ajo që vjen nga toka. Unë mendoj se njerëzit i besojnë vaksinave sepse mjeku thotë se është e sigurt, unë e kam përdorur ”
Olivia kohët e fundit u diagnostikua me kancer për herë të tretë.
Në shtator të vitit 2020, Elon Musk dha një intervistë për New York Times dhe tha se nuk do ta merrte vaksinën. “Madje as fëmijët e mi”, kishte deklaruar ai.
Mendimi i tij duket se ka ndryshuar që atëherë, pasi shkroi në Twitter si më poshtë:
“Për të qenë i qartë, unë i mbështes vaksinat në përgjithësi dhe vaksinat kundër COVID-it në mënyrë specifike. Shkenca është e qartë. Në raste shumë të rralla ka një reaksion alergjik, por kjo adresohet lehtësisht me një EpiPen“.
Zach Rance i Big Brother doli me një fjalim që e postoi në Twitter lidhur me vaksinën e COVID-19, duke deklaruar se nuk do të merrte.
Summer Walker, kantautorja e “Girls Need Love” përhapi dezinformata të COVID-19 në lidhje me vaksinën
Komediani dhe aktori, Rob Schneider, ka postuar një cicërimë në Twitter, e cila është etiketuar si çorientuese nga ky rrjet social, duke theksuar se ai nuk e dëshiron vaksinën.
Chet Hanks (djali i Tom Hanks dhe Rita Wilson)
Pavarësisht se prindërit e tij ishin dy nga të famshmit e parë që zbuluan se po luftonin me COVID-in në mars të vitit 2020, Chet Hanks publikoi një video duke thënë se nuk do vaksinohej.
Laura Osnes zbuloi se nuk është e vaksinuar.
Ajo shpjegoi, “Rasti im është personal. Unë qëndroj pranë vendimit që unë dhe burri im, me ndihmën e mjekut tonë, e kemi marrë për veten, planifikimin e familjes dhe të ardhmen tonë. Ka kaq shumë që ende nuk dihet. Një ditë, mbase do të ndihemi më të sigurt në hulumtim për të marrë në konsideratë një pozicion tjetër. Me informacionin që është aktualisht në dispozicion, megjithatë, kam një bindje se unë (dhe shumë të tjerë, si brenda ashtu edhe jashtë industrisë sime) ndihem e detyruar të qëndroj në pritje”.
Kirstie Alley zbuloi se nuk është e vaksinuar.
“Epo meqenëse jeni kaq të sjellshëm, do t’i përgjigjem kësaj. Sapo e kalova COVID-in. Jo nuk jam e vaksinuar sepse kam antitrupa pasi sapo kalova COVID-in 3 javë më parë”, shkroi ajo në Twitter.
Samaire Armstrong është kundër vaksinimit dhe qëndrimin e saj e ka bërë të qartë në disa prej postimeve në Twitter.
’Unë e kam thënë këtë më parë dhe do ta them përsëri; Kurrë nuk do ta kuptoj një person të shëndetshëm me zero gjasa për sëmundje të rëndë nga një variant gripi që ka një shkallë mbijetese 99.9%, të injektojë veten me një vaksinë të paprovuar të bërë nga kriminelët, sepse një i huaj po i nxit ta bëjnë këtë”, ka shkruar ajo.