Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe tetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 317.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 837 doza të vaksinës kundër COVID-19, e prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 651 mijë e 845 doza të vaksinës./UBTNews
