UBT News

11 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 11 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe shtatë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 406.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 826 mijë e 774 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version