Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë pozitivë për koronavirus 11 qytetarë, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes.
Aktualisht në vend të infektuar janë 99 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11,546 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa numri total i dozave të dhëna janë 305,991 që nga fillimi i vaksinimit.
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,531.