Sulmi në një stacion policor në qytetin Rask u krye nga një grup “terroristësh”, njoftoi media shtetërore, duke cituar një zëdhënës të policisë, i cili e quajti sulmin “frikacak”.
Disa sulmues u vranë, ndërsa të tjerë u plagosën dhe u arrestuan nga policia, shkruan Anadolu Agency.
Grupi Jaish e Adl, i cili ka një prani aktive në provincën në kufi me Afganistanin dhe Pakistanin, thuhet se ka marrë përgjegjësinë për sulmin gjatë natës.
Autoritetet në provincën Sistan dhe Baluchistan, duke dhënë detaje rreth sulmit, thanë se sulmi ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit sipas orës lokale, duke shtuar se situata është kthyer në normalitet.
Shefi i policisë iraniane Ahmed Reza Radan ka lëshuar “urdhra urgjent” për zyrtarët e lartë të policisë për të hetuar sulmin, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar një zëdhënës të policisë.
Provinca Sistan dhe Baluchestan ka qenë dëshmitare e disa sulmeve ndaj forcave të sigurisë në vitet e fundit, për të cilat autoritetet iraniane kanë fajësuar grupet terroriste lokale.
Sulmi i së premtes vjen pesë muaj pasi dy oficerë policie u vranë në provincë nga sulmues të paidentifikuar.