UBT News

11 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

67 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Spitali i Pejës njofton se tre pacientë janë në respirator (CPAP), 51 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se katër pacientë me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë spital, janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version