Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 71 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 54 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Spitali i Pejës njofton se tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews