UBT News

11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se pesë pacientë janë në respirator, 48 pacientë në oksigjeno-terapi, ndërsa 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Bëhet e ditur se gjashtë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version