Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë të shtrirë 96 pacientë me COVID-19. Spitali i Pejës njofton se 72 pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi, tre pacientë në CPAP, dhe 11 pacientë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dhjetë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital./UBTNews