UBT News

11 mijë maska për banorët e fshatit Dubravë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot vizituan fshatin Dubravë të Ferizajt, të banuar kryesisht nga komuniteti ashkali, bashkë me kryetarin, Agim Aliu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ata diskutuan për masat mbrojtëse ndaj Covid-19, si dhe dhuruan 11 mijë maska.

Ata vizituan edhe Qendrën Social-Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë, me ç’rast ofruan edhe mbështetjen e nevojshme të Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë.

“Mbrojtja e shëndetin publik për të gjithë qytetarët, duke garantuar qasje të barabartë në shërbime shëndetësore, është ndër parimet themelore të shëndetësisë tonë.Shpreha falënderim për mjekët dhe punonjësit shëndetësorë për punën në këtë kohë të pandemisë, duke i siguruar ata për përkushtimin tonë për shtimin e resurseve humane dhe infrastrukturore.”, shkroi Zemaj mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version