11 mijë e 500 euro të falsifikuara janë deponuar në një bankë në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë në rrugën “Bill Klinton”, ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500€ ).
Policia është duke e hetuar rastin./UBTNews