Numri i komunave në zonë të kuqe ka rënë në 11. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media.
“Sot kemi rangimin e ri të komunave, këtë javë situata është më e qetë. Nga 10 dhjetori janë 3 mijë e 355 raste pozitive. Këtë javë në zonën e kuqe janë 11 komuna, nga 16 sa ishin”, ka thënë Zemaj.
Ai ka bërë të ditur rangimin e ri të komunave, ku në zonën e kuqe nga 16 komuna sa kanë qenë, tani janë 11, në zonën e verdhë 11 komuna, në zonën e gjelbër 16 komuna.
Në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliq, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.
Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Istogu dhe Ranillugu.
Në zonën e gjelbër janë 16 komuna: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Rahoveci, Skenderaj, Parteshi, Prizreni, Malisheva, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha./UBTNews