UBT News

11 foshnje të porsalindura vdesin si pasojë e zjarrit në Senegal

11 foshnje të porsalindura kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një spital në qytetin perëndimor të Tivaouane në Senegal, konfirmoi presidenti i vendit.

Zjarri në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh kaploi departamentin e maternitetit, tha presidenti Macky Sall përmes një postimi në Twitter.

Raportet fillestare sugjerojnë se zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër, sipas politikanëve senegalezë. Tri foshnje u shpëtuan nga zjarri, deklaroi kryetari i qytetit, Demba Diop Sy.

Zjarri u përhap shumë shpejt dhe shërbimet e urgjencës dolën në vendin e ngjarjes, deklaroi Sy për mediat lokale./UBTNews/

Exit mobile version