UBT News

108 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 108 raste aktive me COVID-19. Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli tha se rënia e numrit të rasteve aktive nuk lejon komoditet, pasi virusi është në mesin tonë.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mosgrumbullimin.

Në Gjilan nga 9 mijë e 629 mostra të marra, 3 mijë e 467 kanë rezultuar pozitivë, 3 mijë e 258 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 108 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 23 persona dhe 155 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version