UBT News

107 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

107 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u raportua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe katër pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 740.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 679 mijë e 639 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version