Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 107 pacientë me COVID-19.
Spitali i Pejës njofton se 77 prej tyre janë në oksigjenoterapi, katër pacientë janë në respirator (CPAP), kurse 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy pacientë që po trajtoheshin për COVID-19 në këtë spital./UBTNews