Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 105 raste aktive me COVID-19. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli në takimin e radhës të komitetit, u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale
Që nga fillimi i pandemisë janë marrë 10 mijë e 543 mostra, prej të cilave kanë rezultuar pozitive 3 mijë e 555, 3 mijë 340 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 105 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat./UBTNews