Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 142 nga 62 mijë e 607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
IKSHPK-ja konfirmon se janë shëruar edhe 104 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 853./UBTNews