Më shumë se 1000 kamionë me ndihma kanë arritur në Gaza që nga fillimi i armëpushimit të premten, tha Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe.
“Që nga fillimi i armëpushimit deri dje, stafi dhe vullnetarët e PRCS morën 1028 kamionë me ndihma përmes kalimit Rafah”, thuhet në një deklaratë.
Rritja e fluksit të ndihmës në enklavë ishte një nga kushtet kryesore të armëpushimit – së bashku me një shkëmbim të konsiderueshëm pengje-të burgosurish.
Organizatat humanitare kanë mirëpritur rritjen e furnizimeve shumë të nevojshme si ilaçet, ushqimet dhe karburantet, por megjithatë kanë thënë se kjo nuk është e mjaftueshme për rreth dy milionë njerëz të bllokuar në Gaza./UBTNews/