UBT News

100 viktima nga COVID-19 në Gjilan

Në Gjilan, që prej fillimit të pandemisë COVID-19, numri i personave që e kanë humbur betejën me COVID-19 ka shkuar në 100.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, të hënën.

“Kjo është dhimbje e madhe për të gjithë ne dhe është thirrje për kujdes maksimal për ta parandaluar përhapjen e virusit. Në emër të kryetarit Haziri, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të prekurve”, ka thënë Ismajli.

Që nga fillimi i pandemisë janë marrë 8 mijë e 632 mostra, prej të cilave rezultuan 3 mijë e 274 raste pozitie, 3020 janë shëruar, 100 persona e kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkaq bëhet e ditur se 154 raste janë aktive, 30 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 60 mostra në pritje./UBTNews

Exit mobile version