UBT News

100 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Në komunën e Malishevës sot janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19. Rastet e ditës së sotme janë regjistruar në këto vendbanime: katër raste në Astrazup dhe nga një rast në Llazicë, Drenoc, Mirushë, Temeqinë dhe Ngucat.

Aktualisht numri i rasteve aktive në komunën e Malishevës është 100.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në komunën e Malishevës është kjo: Deri më tani me COVID-19 janë regjistruar 397 persona, 270 prej tyre janë shëruar plotësisht, 27 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 100 persona”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version